Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Precedenti i sezonit 2003-2004, ja pse Barcelona beson te përmbysja e diferencës me Realin

Humbja 0-1 e Barçës ndaj Betisit dhe fitorja e Real Madridit në “Anoeta”, 0-2, krijuan një hendek të madh prej 16 pikësh mes “Los Blancos” (kryesues me 39 pikë) dhe “Blaugranave” (vendi i shtatë me 23 pikë). Një nisje të tille negative “blaugranat” nuk e kishin provuar në 18 sezonet e fundit. Një distancë që duket e pakapërcyeshme në këtë pikë të sezonit, por ka një precedent që i fton fansat katalanë të mendojnë pozitivisht.
Në sezonin 2003/04, Barça ishte edhe më larg Real Madridit: kishte grumbulluar 18 pikë më pak në ndeshjen e 18-të të Primera Division. “Los Blancos” me 42 pikë, ndërsa “blaugranët: ishin të 12-tët me 24 pikë. Përpara në renditje kishte rivalë më të vegjël si Malaga, Valladolid apo Racing Santander.
Ai vit ruan disa ngjashmëri me sezonin aktual, pasi ishte sezoni i parë i Joan Laportas si president dhe klubi po kalonte një kohë shumë të turbullt. Ishte sezoni i parë i Rijkaardit si trajner dhe sapo kishin mbërritur Ronaldinho, Márquez apo Van Bronckhorst, të cilëve do t’u shtoheshin një vit më pas edhe Eto’o, Deco, Giuly, Edmilson, Belletti dhe Larsson.
Në janar të sezonit 2003-2004 mbërriti Edgar Davids, i ardhur nga Juventusi në formë huazimi. Faza e dytë e Barcelonës ishte e jashtëzakonshme. Që nga java e 18-të, Barça pati një seri prej 17 ndeshjes pa humbje, duke përfshirë një seri prej nëntë fitoresh radhazi. Barcelona atë sezon përfundoi në vendin e dytë, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Championsit, kampionatin e fitoi Valencia, ndërsa Reali, që në fazën e parë mendohej favorit i padiskutueshëm, përfundoi në vendin e katërt.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...