Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Predhë” e Pinamontit, Fiorentina ndalet sërish në barazim

Fiorentina “ngec” në transfertë përballë Frosinones, me klubin vjollcë që nuk mundi dot të shkonte më shumë se sa një barazim 1-1. Kjo ishte e katërta ndeshje radhazi për skuadrën e Piolit, që kënaqet vetëm me 1 pikë, ndërsa në kampin tjetër, Frosinone duke se ka lënë pas periudhën e errët, me skuadrën që nuk humbet në kampionat prej 4 javësh.

Pjesa e parë ishte përgjithësisht e qetë, ku shanset më të mëdha i pati Fiorentina, por skuadrës i mungoi qetësia përpara portës, duke bërë që 45-minutëshi i parë të mbyllej në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë sfida pati disi më tepër ritëm, me Fiorentinën që arriti të gjente golin e epërsisë me Benasin në minutën e 47′. Gjithsesi goli i realizuar bëri që ekipi vjollcë të fokusohej më tepër në mbrojtje, ndërsa Frosinone rriti ndjeshëm presingun.

Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 89′, kur sulmuesi i ardhur në huazim nga Interi, Andrea Pinamonti lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca dhe dërgoi topin në trekëndësh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...