Connect with us

Hi, what are you looking for?

Arabi Saudite

“Preferova Al-Ahlin përpara Napolit, ja futin kot ata që thonë se e bëra për para”

Gabir Veiga ishte një hap larg firmës me Napolin gjatë merkatos verore, por në fund mesfushori spanjoll përfundoi në Arabinë Saudite. Me Al Ahlin që pagoi 30 mln euro në arkat e Celta Vigos për të siguruar shërbimet e tij.

Një vendim që shtangu kampionët e Italisë dhe befasoi shumë tifozë, të cilët mendonin se ishte herët për 21-vjeçarin që të zgjidhte milionat arabe përpara një posti si titullar te Napoli.

Vetëm ata afër meje e dinë se çfarë ndodhi: miqtë, agjentët dhe familja ime. Njerëzit mund të mendojnë një mijë gjëra, por do të lëndohesha shumë nëse kritikat do të vinin nga njerëzit e afërt.

Lexoni edhe:

Ata nuk mendojnë se e kam gabim, më mbështetin dhe e kuptuan pse u largova nga Vigo për në Arabinë Saudite. Nëse dikush më kritikon për paratë është sepse nuk më njeh. Unë jam shumë i qetë.

Njerëzit shohin gjëra nga jashtë që nuk janë reale. Nuk është zili, ndoshta është mungesë ndjeshmërie. Do të doja që vendimi im të respektohej, pavarësisht nëse kam të drejtë apo gabim.

Këto janë vendime personale që duhen marrë. Megjithatë, nuk mund të shqetësohem për atë që njerëzit mendojnë në përgjithësi, edhe pse i respektoj të gjithë, përderisa ata më respektojnë mua“, u shpreh Veiga.

Qendërmesfushori galician ka realizuar 4 gola dhe po kaq asiste deri tani me skuadrën e re mes kampionatit dhe Kupës së Arabisë Saudite.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...