Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Prej ditësh pa trajner, Wolves kërkon të rikthejë në krye të stolit një “ish”

Wolves janë në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Bruno Lage, ndërsa pak ditë më parë, klubi u refuzua nga spanjolli Lopetegui.

Megjithatë, anglezët po vijojnë punë për të gjetur pasuesin e portugezit dhe në horizont është shfaqur, ish-trajneri, Nuno Espirito Santo.

Portugezi ishte në krye të skuadrës në periudhën maj 2017 deri në majin e vitit 2021, kohë kur u shkarkua dhe më pas mori drejtimin e Tottenham Hotspur, por në Londër aventura e tij zgjati vetëm 17 ndeshje ose thënë ndryshe katër muaj pasi përsëri u shkarkua.

Duhet theksuar se Nuno, nuk është i papunë, pasi ai drejton skuadrën e Al-Ittihad në Arabinë Saudite, klub me të cilin po bashkëpunon nga 4 korriku i këtij viti dhe ka një kontratë dyvjeçare.

Pavarësisht mënyrës se si ai u largua, tifozët e Wolves janë “pro” rikthimit të tij dhe kanë ende simpati për të, ndërsa klubi po bënë përpjekjet maksimale për ta rikthyer në krye të skuadrës.

Prezantimi i portugezit në elitën e futbollit anglez ishte shumë i mirë, madje krijoj një skuadër shumë simpatike dhe rikthej skuadrën në kupat e Europës pas 39 vitesh mungesë dhe madje arriti deri në çerek-finalet e Europa League.

Për momentin, Wolves janë në vështirësi në këtë fillim sezoni dhe qëndrojnë në vendin e 18 me vetëm 6 pikë pas 9 javësh në Premier League, ndërsa Nuno duket shpëtimi i vetëm dhe tani në orët e ardhshme, e sidomos javën tjetër priten zhvillime interesante.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...