Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Prej tetë vitesh pjesë e Tottenham, mbrojësi: Conte është special, pasion për të fituar çdo duel

Mbrojtësi Ben Davies prej tetë vitesh është pjesë e Tottenham, megjithatë vetëm në këtë moment 29-vjeçari ndjen se ka ardhur koha e duhur për të arritur një triumf special. Uellsiani thekson se klubi ka ndryshuar, sidomos tashmë pas ardhjes së trajnerit Antonio Conte i cili kërkon suksesin edhe nëse bëhet fjalë për thjesht një ndeshje stërvitore. Davies thekson se tashmë skuadra ka pasion dhe dëshirë e lufton për të fituar çdo duel në fushë.

“Padyshim që klubi është rritur shumë prej kohës kur unë kam ardhur te Tottenham. Tani ka më shumë pritshmëri, garojmë në arenën ndërkombëtare. Në këtë sezon janë afruar lojtarë me cilësi, kemi një trajner si Conte dhe mund të arrijmë një sukses special. Ne e kemi treguar se mund të konkurrojmë dhe tashmë duhet të shkojmë në nivelin tjetër. Duhet të synojmë të jemi ekipi më i mirë, Conte ka dëshirë të fitojë edhe në stërvitje.

Kur punon aq fort gjatë javës ashtu siç bëjmë ne, atëherë ke një ndjesi të fortë që në ndeshje të marrësh atë për të cilën stërvitesh aq shumë. Këtë e kemi treguar edhe në tre ndeshjet e para, ndoshta nuk kemi mundur ekipe me kualitet të madh, por kemi luftuar në fushë dhe kemi marrë pikë që në fund të sezonit mund të jenë të rëndësishme.

Kam luajtur shumë me Conten dhe më pëlqen të jem një lojtar i tij, ai e bën të qartë atë se çfarë pret. Nëse nuk realizon atë që kërkon, atëherë vjen dhe të flet. Është i hapur dhe mua më pëlqen kjo”, u shpreh Davies.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...