Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Prej tij plasi sherri Conte-Tuchel, Reali e kërkon për të zëvendësuar Casemiron

Reali i Madridit ka pak ditë në dispozicion për të gjetur një zëvendësues për Casemiron, i cili u shit në Angli te Manchester United për shumën e 70 milionë eurove përfshirë bonuset.

Pavarësisht se Carlo Ancelotti deklaroi se pasuesi i shkatërruesit brazilian është brenda skuadrës, presidenti Perez po tenton ta mbyllë merkaton me një mesfushor.

Në fillim doli në skenë emri i Bruno Guimaraes, por Newcastle mohoi largimin e lojtarit brazilian. Një tjetër emër që përflitet për transferimin te Reali është Pierre-Emile Hojbjerg.

 

27-vjeçari është pjesë e Tottenhamit të Contes, ndërkohë që aktivizohet edhe me kombëtaren e Danimarkës (58 ndeshje dhe 5 gola). Hojbjerg bën rolin e qendërmesfushorit dhe atë të shkatërruesit.

Ai realizoi golin e parë sezonal në Premier League të dielën. Tottenham siguroi një pikë me vlera pas barazimi 2-2 në “Stamford Bridge” përballë Chelsea.

Hojbjerg shënoi golin e barazimit momental 1-1, që solli edhe përplasjen mes trajnerëve Antonio Conte dhe Thomas Tuchel menjëherë pasi lojtari viking mposhti Mendy me gjuajtjen e tij të saktë.

 

Vështirë që Conte do të pranojë largimin e tij, por një ofertë e parefuzueshme nga Spanja do të ndikonte në kalimin e Hijbjerg nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...