Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Premier League bëhet gati për rinisjen, në fushë më 6 ose 8 qershor  

Drejtuesit e Premier League-s po mendojnë për të filluar kampionatin, sa më shpejt që të jetë e mundur. Sekretari i Kulturës Oliver Dowden konfirmoi se po mbahen kontakte të vazhdueshme ndërmjet palëve dhe po bëhen të gjitha përpjekjet që Premiershipi të rifillojë sërish dhe t’i rikthehet normalitetit.

Britania e Madhe është akoma nën masa të forta izolimi për shkak të pandemisë së Koronavirusit, megjithatë Departamenti që mbulon 41-vjeçari po udhëheq bisedimet, për të gjetur mënyrat se si sportet profesioniste mund të rifillojnë përsëri, sapo masat shtrënguese të lehtësohen disi. Takime të veçanta do të mbahen çdo javë ndërmjet funksionarëve të lartë mjekësorë të sportit më të rëndësishëm në Ishull dhe përfaqësuesve të Departamentit të Shëndetit Publik në vend.

Nga sa është bërë e ditur me një detyrë të tillë janë ngarkuar këshilltari mjekësor i Premier League-s Mark Gillett si dhe Drejtuesja e Mjekësisë në Federatën Angleze Football Association, Charlotte Cowie, të cilët janë përzgjedhur për të diskutuar në mënyrë të vazhdueshme me qeverinë, në lidhje me këtë çështje. Vetë Sekretari i Kulturës në një seancë parlamentare të mbajtur enkas për Departamentin Digjital, Kulturën, Median dhe Sportin konfirmoi se po merret personalisht me këtë çështje dhe është në bisedime të drejtpërdrejta me drejtuesit e Premier League-s, për të gjetur mënyrat e duhura për të rikthyer futbollin sa më shpejt që të jetë e mundur, duke i dhënë kështu një mbështetje të veçantë të gjithë komunitetit të këtij sporti, por natyrisht që të arrihet një gjë e tillë duhet patjetër që të ndiqen me përpikmëri udhëzimet që do të japin drejtuesit e Departamentit të Shëndetit Publik.

Në mënyrë të kuptueshme që të ndodhë kjo do të duhet mbi të gjitha që të kryhen testimet e nevojshme dhe të ketë një ulje të ndjeshme të vdekshmërisë në vend. Pavarësisht se nuk thuhet ende është e qartë që deri në një kohë të caktuar me të rifilluar ndeshjet për disa kohë aktivitetet do të vijojnë me dyer të mbyllura dhe pa spektatorë.

Një mbledhje tepër e rëndësishme do të mbahet të premten e ardhshme, ku administratorët e klubeve të Premier League-s do të diskutojnë gjerë e gjatë në lidhje me të ardhmen e kompeticionit më të shtrenjtë në rang klubesh në glob. Situata në ishull është duke u përmirësuar nga dita në ditë dhe pas valës së parë duket sikur virusi COVID-19 po mbahet nën kontroll, sidoqoftë Mbretëria e Bashkuar bëhet gati për të kaluar në vendin e pestë në rruzull, duke lënë prapa në statistika edhe një vend si Gjermania.

Me 4.300 raste të regjistruara në ditën e hënë numri i të infektuarve në këtë vend shkoi në plot 157.000, prej të cilëve 21.000 vetë kanë humbur jetën pikërisht për arsye të pandemisë së koronavirusit.

Po diskutohet shumë për ditën 8 qershor për të filluar kampionatin anglez, megjithëse një zgjidhje mund të jetë edhe opsioni tjetër i datës 6 qershor.

Të gjithë ekipet po vuajnë mungesën e ndeshjeve dhe klubet kanë pësuar humbje të mëdha në aspektin ekonomik. Për të kompensuar sadopak këto humbje Drejtuesit e UEFA-s do të shpërndajnë 236.5 milionë euro gjithsej për federatat e prekura nga pandemia e Koronavirusit, si pjesë e Financimit të Projektit Hat – Trick, me çdonjërën nga 55 federatat anëtare në Kontinentin e Vjetër, që pritet të përfitojë një shumë prej 4.3 milionë euro.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...