Luton Town do të luajë në edicionin e ardhshëm (i 32-ti) në Premier League, pasi mposhti 6-5 në ruletën e penaltive Coventry-n, në finalen e play-off të EFL Championship të shtunën.
Ky sukses në stadiumin Wembley, bëri që Luton të kthehej në nivelin më të lartë të futbollit anglez për herë të parë që nga viti 1992.
Jordan Clark kaloi në epërsi Lutonin në mesin e pjesës së parë, para se Gustavo Hamer të barazonte shifrat në minutën e 66-të.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- VIDEO/ 11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot
- Çudia te Bayerni, shkarkohen nga detyra Salihamidzic dhe Kahn, emërohet shefi i ri ekzekutiv
- VIDEO/ “Muri i Verdhë” e bën trajnerin e Dortmundit të shpërthejë në lot
Në fundin e kohës së rregullt, pot edhe gjatë dy kohëve shtesë me nga 15 minuta nuk pati ndryshim tjetër rezultati, kështu që skuadra e tretë (pas Burnley-t dhe Shefieldit) do të përcaktohej nga goditjet e penalltive.
11 lojtarët e parë gjetën rrjetën derisa mbrojtësi i Coventry-t, Fankaty Dabo, dështoi përballë portierit të Lutonit.
This is our story.
The first club to go from non-league to the Premier League! 🧡#COVLUT | #COYH pic.twitter.com/n2NvnBiURl
— Luton Town FC (@LutonTown) May 27, 2023
