Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Premier League mbyll vitin me spektakël, Arsenali nis “arratinë” në krye

Arsenal i bën mbylljen perfekte vitit 2022, pasi ia doli të triumfojë 2-4 në transfertën ndaj Brightonit dhe nisi shkëputjen në krye të renditjes, duke shkuar 7 pikë para Manchester Cityt të vendit të dytë.

“Topçinjtë” e Mikel Artetës e nisën vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e dytë me anë të Bukayo Saka, ndërsa Odegaard më të 39-ën dyfishoi shifrat.

Edhe pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për Arsenalin, që trefishoi me Nketiah, ndërsa goli i katërt për londinezët u shënua nga Martinelli.

Vendasit u zgjuan vonë dhe shënuan me Mitoma e Fergusson, por pa ia dalë t’i ndërpresin vrullin Arsenalit, që vrapon drejt titullit kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...