Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Premier League përcakton datën e rinisjes së kampionatit!

8 qershori është data kur do të rinisë sezoni 2019-2020 i Premier League. Për shkak të pandemisë së Covid-19, futbolli në Europë është paralizuar që nga data 12 mars, por pas thuajse tre muajsh ndalesë është programuar që kampionati anglez të rinisë në datën 8 qershor, të paktën kështu ka vendosur Federata Angleze e Futbollit. Të gjitha ligat e rëndësishme europiane ashtu si Premier League kanë diskutuar me UEFA-n gjatë kësaj periudhe për të mësuar kur do të jetë e mundur rinisja e kampionateve. Tashmë që Premier League e ka një datë rinisjeje ideja është që 92 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit të luhen në harkun e 5 javëve dhe kampionati të përfundojë në mes të korrikut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...