Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Premier League/ Sezoni i ri nis më 11 gusht, duel i zjarrtë në javën e parë

Sezoni i ri i Premier League (2023/2024) do të fillojë të premten e 11 gushtit. Kampioni më i fortë në planet do të transmetohet si gjithmonë në SuperSport.

Të parët zbresin në fushë kampionet e Manchester City. Përballë Burnely (11 gusht), ekipit të rikthyer në elitën e futbollit anglez.

Gjashtë duele do të zhvillohen të shtunën e 12 gushtit, me sfidën më të fortë Newcastle-Aston Villa.

Lexo edhe:

E diela vjen me dy përballje të tjera, ku bie në sy supersfida Liverpool-Chelsea. Ndërkohë, java e parë mbyllet të hënën e 14 gushtit për sfidën Manchester United-Wolves.

Disa ekipe do të tentojnë të rrëzojnë Manchester City nga froni. Skuadra e Pep Guardiolës ka dominuar Premier League në vitet e fundit.

Citizens, që sezonin që sapo lamë pas siguruan tripletën për herë të parë në histori, kanë fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...