Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Premier League ul siparin/ Verdiktet finale, ja skuadrat që shkojnë në Champions, Europa dhe Conference League

Premier League ka mbyllur këtë të dielë sezonin 2021-2022, me Tottenham që u është bashkuar Manchester City-t, Liverpool-it dhe Chelsea-t në Champions League, teksa Arsenal pavarësisht fitores do duhet që të konkurrojë në Europa League.

Manchester City fitoi titullin e tetë në histori pas fitores me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Aston Villas. Golat për Aston Villan u shënuan nga Cash në minutën e 37’ dhe Coutinho në minutën e 69’, teksa për City-n realizuan Gundogan në minutën e 76’, Rodri barazoi në minutën e 78’ dhe Gundogan vulosi fitoren në minutën e 81’. City shkoi në kuotën e 93 pikëve, teksa Aston Villa në vendin e 14 me 45 pikë.

Liverpool fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Wolves, por pavarësisht kësaj e mbylli sezonin në vendin e dytë me 92 pikë. Golat për “The Reds” i realizuan Mane në minutën e 24’, Salah në të 84-ën dhe Robertson në minutën e 89’, teksa për Ëolves shënoi Neto në minutën e 3’. Wolves e mbyllën këtë sezon të Premier League në kuotën e 51 pikëve në vend të 10’.

Chelsea fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Watford dhe e mbylli këtë sezon të Premier League në vend të tretë. Golat për “blutë” e Londrës i shënuan Havertz në minutën e 11 dhe Barkley në minutën e 90+1’, teksa për Watford shënoi në minutën e 87’ Gosling. Kështu Chelsea e mbyll këtë edicion me 74 pikë, ndërsa Watford në vend të 19-të me 23 pikë dhe sezonin tjetër do të luajë në Championship.

Tottenham fitoi bindshëm me rezultatin 0-5 në transfertë ndaj Norwich, me golat që u shënuan nga Kulusevski në minutën e 16’ dhe 64’, Kane në të 32-ën dhe dy golat e tjerë nga Son në minutën e 70’ dhe të 75’. Kështu “Spurs” e mbyllin këtë edicion në vend të katërt me 71 pikë, teksa “kanarinat” në vend të fundit me 22 pikë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship.

Arsenal po ashtu ka marrë një fitore të thellë ndaj Everton të cilët i mundën me rezultatin 5-1. Golat për “The Gunners” i realizuan Martinelli në minutën e 27’, Nketiah 31’, Cedric 56’, Gabriel 59’ dhe Odegaard në të 82-ën, ndërsa për Everton shënoi vetëm Van de Beek në të 45+3’. Kështu pavarësisht fitores së thellë Arsenal renditet në vend të pestë me 9 pikë dhe do konkurrojë në Europa League, teksa Everton renditet në vend të 16’ me 39 pikë.

Manchester United u mund me rezultatin 1-0 nga Crystal Palace, me golin e vetëm që u realizua nga Zaha në minutën e 37’, por pavarësisht disfatës United do të garojë në Europa League, pasi West Ham u mund me rezultatin 3-1 nga Brighton dhe si rezultat do të konkurrojë në Conference League. Golat për Brighton i realizuan Veltma në të 50’, Gross në të 80-ën dhe Welbeck në të 90+2’, teksa për “Hammers” shënoi Antonio në të 40-ën. Kështu Manchester United renditet në vend të gjashtë me 58 pikë, West Ham në vend të shtatë me 56 pikë, Crystal Palace në vend të 13-të me 45 pikë, teksa Brighton në vend të nëntë me 51 pikë.

Leeds siguroi mbijetesën në Premier League pas fitores në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Brentford. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Canos në minutën e 78’, teksa për Leeds realizuan Raphina, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 56’ dhe Harrison në minutën e 90+4’. Kështu Brentford e mbyll sezonin në vend të 13-të me 46 pikë dhe Leeds në vend të 17-të me 38 pikë.

Burnley u është bashkuar Watfordit dhe Norwich, duke plotësuar treshen që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship, pas humbjes me rezultatin 1-2 ndaj Newcastle. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Cornet në minutën e 69’, teksa për miqtë shënoi Wilson në minutën e 20’ dhe të 60’.  Burnley e mbylli këtë edicion të Premier League në vend të 18-të me 35 pikë, teksa Newcastle në vend të 11-të me 49 pikë.

Në fund Southampton i Armando Brojës pësoi një disfatë te thellë në takimin e fundit të këtij edicioni ndaj Leicester. “Dheplrat” fituan me rezultatin 4-1 në shtëpi, me golat që për ta i shënuan Maddison në minutën e 49’, Vardy në të 74-ën dhe Perez në minutën e 81-të dhe të 90+6, teksa për Southampton golin e vetëm e realizoi Ward-Prowse, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu Southampron e mbyll këtë sezon të Premier League në vend të 15-të me 40 pikë, ndërsa Leicester humbet Europën, duke u renditur në vend të tetë me 52 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...