Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Premier/ Shkarkohet trajneri, Gerrard-Lampard në garë për ta zëvendësuar

Aventura e Nathan Jones në stolin e Southampton zgjati vetëm 14 ndeshje. 49-vjeçari nga Uellsi, mori drejtimin e “Shenjtorëve” në nëntorin e vitit të kaluar.

Jones zëvendësoi austriakun Ralph Hasenhuttl, por nuk ia doli të rikthente ish-skuadrën e Armando Brojës te rezultatet pozitive.

Southampton renditet në vendin e fundit në Premier League me 15 pikë të grumbulluara në 22 javë kampionat.

Humbja 1-2 ndaj Wolves ishte e treta radhazi. “Ujqit” përmbysën rezultatin me dhjetë lojtarë dhe ndikuan që drejtuesit e Southamptonit të shkarkonin trajnerin Jones.

Skuadra i është besuar për momentin zv trajnerit Ruben Selles. Spanjolli do të jetë në stol në takimin e ardhshëm në kampionat përballë Chelsea.

Dy emrat që kanë dalë në skenë për pasuesin e Jones janë Steven Gerrard dhe Frank Lampard, të cilët nuk kanë shumë që mbyllën aventurat e tyre në stolat e Aston Villa dhe Everton.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...