Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Premiera e Ndreut, sa shumë probleme fizike te Kukësi

Të debutosh në krye të skuadrës në një sfidë titulli është kënaqësia më e madhe për një trajner, ashtu si dhe përgjegjësia që merr mbi supe. Megjithatë, kjo nuk mund të thuhet për Ramadan Ndreun, që sfidën e parë në drejtimin e Kukësit do ta ketë ndaj Partizanit kryesues, me objektiv të vetëm fitoren për rihapjen e garës për titullin kampion. Nëse emocionet dhe prestigji i këtij dueli të japin kënaqësinë e madhe, problematika që shoqëron nënkampionët dhe trajnerin e sapoemëruar zbehin disi dozat e optimizmit.

Premiera e Ndreut në krye të Kukësit do të vijë mes dilemave për formacionin dhe dëmtimeve të shumta. Mungesat e sigurta në sfidën e titullit janë Valo Ethemit, i cili ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë, me ndëshkimin në kohën shtesë ndaj Skënderbeut, dhe kapiteni Ylli Shameti, dëmtimi i të cilit rezulton të jetë i rëndë, duke mos e lejuar qendërmbrojtësin të jetë i pranishëm në këtë 90-minutësh tepër të rëndësishëm.

Nëse këto janë dy mungesa të sigurta, stafi mjekësor është në garë me kohën për t’i “dhuruar” trajnerit Ndreu dy të dëmtuarit e tjerë. Ardian Cuculi dhe Simon Rrumbullaku pritet të kompletojnë repartin e prapavijës pas një mungese të gjatë me ekipin. Duket se dy mëngjarashëve u ka shërbyer shumë ndalesa e kampionatit për shkak të sfidave të kombëtares, pasi janë pranë rikuperimit total dhe të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre.

Lajm i mirë te Kukësi është rikthimi nga dëmtimi i mesfushorit Besar Musolli, edhe pse aktivizimi i tij është ende larg, duke parë që 30-vjeçari nuk ka ngarkesën e duhur në këmbët e tij. Sa i përket çështjes së golit, Reginaldo dhe Shkurtaj po kalojnë një moment të mirë, duke dhënë garancitë e duhura, për më tepër që në portën e Partizanit kanë shënuar më parë me ish-skuadrat e tyre, mozambikasi me Laçin, ndërsa vlonjati me Luftëtarin.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...