Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Premiere League/ Humbje fatale e Chelsea, tani 6 pikë larg kreut

Manchester City i kundërpërgjigjet United-it, duke mposhtur me rezultatin 0-1 Chelsean në Londër, në atë që ishte krye-ndeshja e kësaj jave të Premiere League. Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte hodhi një hap që mund të rezultojë fatal në luftën për të mbrojtur titullin kampion, pasi tani e shikon veten gjashtë pikë larg kreut të tabelës.

Pjesa e parë ishte mjaft e bukur dhe e luftuar nga të dy ekipet, por u mbyll me rrjeta të paprekura, kjo edhe për meritë të portierëve. Në minutën e 35, Antonio Conte u detyrua të largojë nga fusha e lojës Alvaro Moratën e dëmtuar, për ta zëvendësuar me brazilianin Williams.

Skuadra e Guardiolës kaloi në avantazh në minutën e 67, me anë të belgut De Bruyne, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të sulmuesit brazilian Gabriel Jesus. Minutat e mbetura sollën shumë raste për të dy ekipet, por topi nuk përfundoi në rrjetën e asnjërës prej portave dhe ekipi i Guardiolës iu gëzua tre pikëve në transfertën ndaj njërit prej rivalëve direkt në luftën për titull.

Më herët, Manchester United fitoi pastër, 4-0 ndaj modestëve të Crystal Palace, ndërsa Tottenham triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Huddersfield, ku Harry Kane shkëlqeu sërish duke shënuar dy gola. Spanjolli Mata hapi serinë e golave për United, në minutën e 3-të, ndërsa Marouanne Fellaini u bë protagonist në këtë takim, me dy gola të shënuar, nga një në çdo pjesë. Gjithsesi, firmën i fundit e hodhi sulmuesi kryesor i ‘Djajve të kuq’, belgu tjetër Romelu Lukaku, që vulosi rezultatin 4-0.

Ndonëse trajneri Mourinho kishte lënë në stol një pjesë të mirë të titullarëve që luajtën në Rusi, të mërkurën në mbrëmje, ndaj CSKA-së për Champions, Manchester nuk e pati aspak të vështirë të marrë kontrollin e lojës ndaj kundërshtarit. Pas shtatë javëve të para, Premiere League kryesohet nga dy ekipet e Manchesterit, me nga 19 pikë, ndërsa në vend të tretë renditet Tottenham me 14. Chelsea mban momentalisht vendin e katërt me 13 pikë, por mund të parakalohet nga Liverpool e Arsenal, që luajnë nesër.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...