Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Premiere League/ United nuk ndalet, Crystal Palace për rekord

Manchester United vazhdon marshimin në Premiere League, me një tjetër fitore të pastër, arritur ndaj modestëve të Crystal Palace, me rezultatin 4-0. Spanjolli Mata hapi serinë e golave në minutën e 3-të, ndërsa Marouanne Fellaini u bë protagonist në këtë takim, me dy gola të shënuar, nga një në çdo pjesë. Gjithsesi, firmën i fundit e hodhi sulmuesi kryesor i ‘Djajve të kuq’, belgu tjetër Romelu Lukaku, që vulosi rezultatin 4-0.

Ndonëse trajneri Mourinho kishte lënë në stol një pjesë të mirë të titullarëve që luajtën në Rusi, të mërkurën në mbrëmje, ndaj CSKA-së për Champions, Manchester nuk e pati aspak të vështirë të marrë kontrollin e lojës ndaj kundërshtarit. Manchester United kryeson e vetme Premiere League, me 19 pikë në shtatë ndeshje, në pritje të super-ndeshjes së javës, mes Chelsea dhe Man. City. Nga ana tjetër, Crystal Palace vazhdon rekordin negativ me 0 gola të shënuar në këto shtatë ndeshje të para dhe plot 17 të pësuar.

Leicester nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në transfertën ndaj Bournemouth, ndërsa më herët, Tottenham fitoi 0-4 ndaj Huddersfield, në një takim ku spikati sërish Harry Kane me një dopietë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...