Pedri ishte një nga lojtarët e parë spanjollë që iu bashkua grumbullimit me përfaqësues për fazën parapërgatitore për Botërorin Katar 2022.
Gjatë daljes së tij para mediave, talentit të Barcelonës iu kërkua një premtim dhe premtimi që bëri mesfushori ishte: “Nëse fitojmë, e lë parukierin të më rruaj ose të më bëjë diçka çfarë të dojë”.
Mesfushori i Barcelonës më tej lavdëroi Luis Enriquen.
“Ai është trajneri më i mirë për Spanjën. Ai është ai që na bën të besojmë dhe që na bën të luajmë më mirë së bashku,” tha ai.
