Serie A

Premtimi i Immobiles: Jam “martuar” me projektin e Lazios deri në fund të karrierës

Ciro Immobile i premton dashurinë e përjetshme Lazios. Gjithnjë e më vendimtar për ekipin bardhekaltër, gjithnjë e më shumë shpirti dhe simboli i një populli. 30-vjeçari, në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin sportiv “Tiki Taka”, deklaroi:

“Kur mbërrita te Lazio, ishim në mes të klasifikimit. Bashkë me të tjerët e ngjitëm këtu ku jemi sot. Dashuria që më japin njerëzit në rrugë nuk mund të krahasohet as me një ekip që përpiqet të fitojë Championsin. U largova nga Torino në vitin 2014, e konsiderova zgjedhjen më të mirë, isha i ri dhe nuk ishte e lehtë. Por ai hap më ndihmoi shumë, ashtu si edhe koha ime e kaluar në klbin “Granata”. Tani kam zgjedhur “të martohem” me projektin Lazio deri në fund të karrierës sime. Ndihem përgjegjës për lumturinë e tifozëve. Kishte një lidhje kaq të fortë me klubin, tifozët, trajnerin. Familja ime ka kaluar shumë mirë në Romë”.

Momenti i Immobiles: “Kam pasur disa probleme, me Sassuolo kam luajtur me ilaçe qetësuese. Këtë vit patëm ulje-ngritje, ndërsa në Champions League kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Tani po rikuperojmë në kampionat. Mbrojtësit më të ashpër? Janë kudo, do të thosha, si në Itali, ashtu edhe në Spanjë dhe Gjermani. I kam provuar gjithandej”.

Lazio dhe tifozët: “Në futbolli përjeton momente në të cilat ndish në formë të shkëlqyeshme dhe i pamposhtur. Dhe kjo ishte koha jonë. Para Pandemisë ishim ekip me të vërtetë i frikshëm, hynim në fushë për të fituar çdo ndeshje. Pastaj u hutuam paksa, humbëm disa pikë. Lazio para COVID-19 mund të luftonte për titullin. Zëri i Simone Inzaghi? Nëse e zemërojmë, ai e humbet zërin edhe gjatë stërvitjes. Jam i lumtur me atë që kam gjetur dhe fituar këtu, në një nivel personal dhe ekipor.

Sfidat e mëdha: “Kundër Bayernit duhet pak nga gjithçka. Duhet të luajmë një lojë perfekte, në maksimumin tonë dhe të përpiqemi të argëtohemi siç bëjmë zakonisht.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency