Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Premtimi i Neymar: Ky është vetëm fillimi me PSG-në

26 gola në 25 ndeshje. Është pa dyshim starti më i mirë në karrierën e Neymar Junior, që u transferua në verë nga Barcelona te PSG për shumën rekord 222 milionë euro. Deri më fund të sezonit me të gjitha gjasat do të thyejë rekordin e 2014-2015, kur shënoi në total 39 gola me “blaugranat”. Në një intervistë për PSG Channel, Neymar premtoi se do të qëndrojë gjatë në kryeqytetin francez.
“Ky është vetëm fillimi. Nuk e prisja një start me statistika të tilla te PSG. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën dhe shokët e mi, duke u përpjekur dita-ditës që të përmirësohemi në çdo ndeshje, kjo është gjëja më e rëndësishme.”
Neymar është akuzuar se është një lojtar egoist, duke iu referuar kryesisht përplasjes së tij me Cavanin për goditjet e 11-metërshave. Sulmuesi brazilian thekson se nuk ekzistojnë probleme të tilla në skuadër.
“Objektivi im nuk është të jem lojtari kryesor i skuadrës, thjesht dua të luaj futbollin tim, të tregoj sesi di të luaj, të shënoj gola dhe të jap asiste. Aq më mirë që kemi në organikë lojtarë të tillë si Cavani, Kylian Mbappe apo Angel Di Maria.
Po a kanë marrëdhënie të mira të dy lojtarët brenda dhe jashtë fushës së lojës?
“Ne komunikojmë me gjuhën e futbollit. Me këtë gjuhë dinë të merren vesh në fushën e blertë të gjithë lojtarët inteligjentë.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...