Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Premtimi i Raiolas për Pogbanë, pas tre vitesh te United shkon në Spanjë

“Tre vite këtu e më pas do të ikësh në Spanjë”. Ky ka qenë premtimi që menaxheri Mino Raiola i ka bërë Paul Pogbasë, kur ky i fundit u kthye në “Old Trafford”. Manchester United si transit, për të provuar më pas aventurën në La Liga. Një opsion i cili duket se ka bindur francezin për transferimin e kryer dy vite më parë, që nuk ishte zgjedhje e parë për ish-juventinin. Në verën e 2016-ës, edhe Reali shfaqi interesim për mesfushorin, por asgjë nuk u konkretizua.
Aktualisht, Pogba nuk gjendet në situatën më të mirë tek United, ku problemet me Mourinhon apo deklaratat e Paul Scholes, janë qartazi një udhëzim për largim. Por, tani, interesimi nuk është më i “Los Blancos”, por i Barcelonës, një mundësi që 25-vjeçari do ta pranonte me shumë dëshirë.
Gjatë kësaj merkatoje, u fol dhe për një rikthim të madh të francezit tek Juventusi, gjë që nuk hyn në planet e Raiolas. Në rast largimi të Pogbasë, United do të hidhet në sulm për Saul Niguez. Ndërkohë, për të mos u harruar janë edhe deklaratat e lojtarëve të Barças, të cilët kanë shprehur vlerësim të madh për futbollistin e United. Dalëngadalë, Raiola po bën gati planin e radhës, pas një vere të qetë e pa lëvizje, ku skenën e morri rivali i tij, Jorge Mendes, me transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventus.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...