Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Premtimi i Simeones: Një ditë do jem trajner i Interit!

Trajneri i Atleticos së Madridit Diego Pablo Simeone shpesh e ka përsëritur faktin se eshte shumë i lidhur me Interin dhe se një ditë dëshiron që të ulet në stolin e zikaltërve. Në një intervistë radiofonike Simeone ka lëshuar sërish një deklaratë që duket si një mesazh i qartë në lidhje me të ardhmen e tij drejt klubit milanez.

“Sigurisht që një ditë do të ndodhë. Mungon një datë fikse sigurisht sepse unë kam ende edhe një vit kontratë me Atleticon. Gjithsesi këtë që po them në këto momente e kam shprehur gjithmonë, ndaj nuk e shoh të arsyeshme të shtoj edhe diçka tjetër”.

Momentitalisht drejtuesit e Atleticos po punojnë që të rinovojnë kontratën Simeones. Një marrëveshje nga e cila trajneri pritet të përfitojë një pagë shumë herë më të lartë nga aktualja. Sidoqftë deklarata e argjentinasit është dëgjuar edhe nga drejtuesit e Interit dhe tashmë mbetet për tu parë nëse këtë të fundit do të lëvizin për të nisur kontaktet me 49-vjeçarin. Në radhët e zikaltërve po përflitet gjithnjë e me shumë për një largim të Spallettit, i cili pas eleminimit nga Champions League ka lëkundur jo pak pozitat e tij.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...