Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Premtimi i Wandas: Na pëlqen projekti, kemi qëndruar edhe pa Champions

Sa vlen njeriu i rekordeve tek Interi, Mauro Icardi? Është një çështje që ha diskutim, me vetë lojtarin që beson se vlen më shumë se 110 milionë euro që parashikon klauzola aktuale e largimit të tij. Por një mendim për këtë çështje e ka edhe bashkëshortja e argjentinasit, njëherazi menaxhere e tij, Wanda Nara.

E intervistuar nga mediat italiane, Wanda e limition komentin e saj, duke theksuar vetëm faktin se çdo ditë e më shumë vlera e bashkëshortit të saj rritet. Gjithashtu ajo shfaqet optimiste, duke u shprehur se beson te rinovimi mes palëve dhe te projekti i Sunning. Rinovimi i kontratës së sulmuesit duket se është një çeshtje e nxehtë dhe për këtë temë Wanda Nara zbulon detaje të rëndësishme për të ardhmen e Icardit.

Çdo gol i tij vlen shumë për ta bërë emrin e Icardit të hyjë në historinë e klubit të Interit. Dëshironte shumë të shënonte golin e 100-të për tifozët dhe për të lënë gjurmët e tij në historinë e këtij ekipi. Mauro Icardi është tifozi i parë i Interit. Nuk mund të parashikoj të ardhmen, por mund të them se projekti i ri na pëlqen, pasi synon rritjen e kësaj skuadre, rikthimin e zikaltërve te skuadrat elitare europiane. Nëse pyetja shtrohet a do të jetë vendimtar kualifikimi i Interit në Champions për vazhdimësinë e Mauros, mund të them vetëm se përgjatë këtyre viteve kemi qëndruar edhe pa Championsin dhe kjo është domethënëse.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...