Kategoria Superiore

Prenga: Duhet të punojmë shumë, nuk mund të ndërrohet trajneri pas 4-5 ndeshjesh

Intervista e trajnerit të Laçit, Besnik Prenga, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që kurbinasit humbën me rezultatin 2-1 në Korçë.

Humbët ndaj Skënderbeut, por vihet re mungesa e golit te skuadra, pasi edhe sot shënuan në fund dhe me 11-metërsh…
Ne jemi koshientë për problemin në repartin e sulmit dhe e kemi ditur më herët këtë mangësi. Kemi pritur për të gjetur sulmuesin e duhur, por nuk arritëm të gjejmë një lojtar që të kënaqtë pritshmëritë tona. Megjithatë unë duhet të komplimentoj Skënderbeun për fitoren, pasi ishte shumë i angazhuar dhe na mposhti në mesfushë, ku fitoi thuajse çdo duel. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ulim kokën dhe të punojmë shumë, pasi nuk ecet përpara vetëm me motivim, duke ndryshuar trajnerin pas 4-5 ndeshjesh. Që nesër duhet të rikthehemi te stërvitja dhe të arrijmë nivelin që edhe tifozëria jonë pret.

Me këto dy humbje, mendoni se skuadra është ende në garë për një vend në kupat e Europës?
Skuadrat janë aty-aty dhe kjo u pa qartë sot me Skënderbeun ,që vinte pas 7 ndeshjesh pa fitore. Edhe sot ne e nismë mirë, por nuk ruajtëm atë ritëm për 90 minuta. Megjithatë nëse do të punojmë ashtu siç duhet, ndeshjet dhe pikët janë aty, ndaj mund të arrijmë objektivin tonë.

Çfarë doni të thoni, kur shpreheni nuk mund të vazhdohet me ndryshim trajnerësh çdo 4-5 ndeshje?
Nuk ka asnjë prapaskenë, por thjesht këtë sezon janë ndërruar trajnerë këtu, të cilët merrnin rezultate mjaft të mira në javët e para dhe më pas skuadra vinte në rënie. Dua të them që nëse kjo situatë do të përsëritet edhe në rastin tim, atëherë duhet parë selektimi i lojtarëve, pasi do të thotë që diku kemi çaluar.

Duket sikur Laçit i mungon grinta. Çfarë nuk shkon në skuadër?
Unë nuk jam trajner që bëj shumë zëvendësime, por këtu te Laçi kam pasur edhe probleme me lojtarët. Nuk kemi lojtarë sulmi dhe edhe lojtarët e ardhur nga merkatoja, nuk janë ende gati, ndaj po has vështirësi në ndërtimin e skemave. Mezi po pres të kem grupin e plotë, pasi kemi nevojë për të gjithë, që të arrijmë rezultatet që duam.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency