Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Prenga e nis me fitore, Tirana kujtohet vonë!

Besnik Prenga e nis me fitore aventurën e tij të dytë në stolin Laçit. Debutimi në Superiore ishte i ëmbël për Prengën pasi Laçi i tij mposhti 2-1 Tiranën duke ulur me këmbë në tokë kryeqytetasit që vinin në këtë sfidë pas asaj fitoreje të thellë ndaj Kastriotit me shifrat 4-0. Këtë fitore kurbinasit arritën ta merrnin vetëm falë një pjesë të parë shumë të mirë në të cilën Laçi arriti të shënonte dy herë, fillimisht me Shtubinën që në minutën e 12-të shënoi me kokë pas asistit perfekt të Xhixhës dhe më pas me Fangajn që dyfishoi shifrat pas një aksioni shumë të bukur personal në minutën e 25-të. Tirana e Memës u zgjua në pjesën e dytë teksa hyrja në fushë e Ngoo rriti forcën sulmuese të bardhebluve. Në minutën e 71-të Grecës iu anullua një gol për një pozicion të dyshimtë jashtë lojë, ndërsa 2 minuta më pas bardheblutë rihapën sfidën me golin Hasanit që përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas goditjes së Grecës. Anglezi Ngoo humbi një shans të artë për të barazuar shifrat pak minuta më vonë dhe vetëm kaq për Tiranën në këtë ndeshje që hyri me vonesë në lojë dhe në fund mori humbjen 9-të sezonale në 17 javë, shumë për një skuadër që është shpallur 24-herë kampione e Shqipërisë. Me këtë sukses Laçi u ngjit në kuotën 29 pikëvë po aq sa edhe Teuta ndërkohë që Tirana mbetet në kuotën e 14 pikëve afër zonës së rënies nga kategoria.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...