Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Prenga: Ishim me fat, luajtëm vetëm 20 minuta!

I kënaqur për pikët për dëshirën e shfaqur nga skuadra e tij në fushën e lojës në 20 minutat e para. Besnik Prenga në mikrofonin e Supersport e pranon se Laçi i tij ishte me fat që mposhti 2-1 Tiranën.

Çfarë i ndryshuat skuadrës?

Nuk besoj që i ndryshova diçka. Si nga ana fizike ashtu dhe nga ana taktike. Fillimi ishte i vrullshëm. Jam i kënaqur vetëm me 20 minutat e para. Nga kjo minutë, loja foli për Tiranën. Ata gjetën forca, morën lojën nën kontroll. Portieri ishte lojtari i ndeshjes. Karakteri i lojtarëve ishte ai që më solli mbrapa. Luajtëm përballë një Tiranës, plot dëshirë. Është e pamundur që kjo Tiranë, me trajner dhe lojtarë të mirë, ndodhet në këtë pozicion. Ne na ndihmoi Zoti dhe portieri. Jam i lumtur për fitoren, do të na shërbeje për ndeshjen tjetër.

Ndërhyrjet në merkato, a mund të na i thoni repartet ku duhet të përforcoheni?

Nuk do ishte serioze ti thosha repartet. Nuk e karrikoj dot ekipin, po të them ku jam i pakënaqur. Nuk dyshova asnjë moment që lojtarët do japin maksimumin. Më lejoni të mbaroj edhe ndeshjen tjetër, për të folur për merkaton.

Kërkesa për ndryshimin e terrenit…

I kam kërkuar presidentit që të bëj stërvitje në bar natyral dhe jo artificial. Me këtë terren është dëshira ajo që vendos dhe jo cilësia. Isha i vetëdijshëm që diferencën do e bëjë dëshira. Trajneri i ecën, ka fatin e budallait ditën e parë.

A ke piketuar ndonjë lojtar në Kroaci? A ta shpërbleu Altiparmakovski besimin?

Këto 2 ditët që bëra stërvitjen, u mundova të ndjej rritmi e lojtarë. Unë bëra vetëm 1 ndërrim të detyruar. Përgjigjen e dhashë në fushë. Duheshin zëvendësime, por unë nuk i bëra. Lojtarët duhet të bëjnë maksimumin për të më bindur. Nuk mund të flas për piketimet. Lojtarët i kam të mrekullueshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...