Kupa e Shqiperise

Prenga: Kemi kohë që nuk luajmë fare në fushë, duhet të “derdhim gjak”

Intervista e trajnerit të Laçit, Besnik Prenga, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që kurbinasit humbën me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Tiranës, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Çfarë nuk funksionoi në pjesën e dytë, që pësuat këto 3 gola?
Ne kemi kohë që nuk luajmë fare, por kemi luftuar dhe kemi arritur të shmangim humbje të tilla. Sot nuk bëmë asgjë në fushë dhe Tirana na mposhti me meritë, ndaj nëse do të kalojë më tej, i urojmë suksese në vijim. Luajtëm përballë një skuadre që po kalon një moment mjaft të mirë prej disa muajsh, ndërsa ne po vuajmë shumë prej javësh, ndaj nuk mund të flas për taktikë e të tjera.

Duket sikur jeni të dorëzuar tashmë. Cili është objektivi i Laçit?
Unë nuk dorëzohem, pro duhet të ndryshojmë shumë. Sot ngjanim me një ekip veteranësh dhe duhet të ndryshojmë mënyrën e qasjes në ndeshje. Duhet të vrapojmë dhe jo të presim minutat të kalojnë. Nuk e di a duhet të ndryshojmë nga koka, por di që duhet të qasemi ndryshe në fushë.

Duket qartë që jeni i zhgënjyer…
Unë kam 8-9 ndeshje në krye të Laçit dhe mund të veçoj vetëm 2-3 ndeshje që i kemi interpretuar mirë. Në të tjerat kemi stonuar totalisht dhe nëse ndonjëherë kemi shpëtuar, kjo ka qenë për shkak të fatit apo gabimeve të kundërshtarëve. Në janar duhet të kishim afruar lojtarë dhe të ishim përforcuar, por nuk e bëmë këtë dhe sot kemi përfunduar në këtë gjendje. Momentalisht ne jemi në një gjendje shumë të keqe dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë të kuptojmë që duhet të derdhim gjak në fushë, për të mbyllur ndeshjet me sukses.

Të njëjtat deklarata i keni bërë shpesh gjatë vitit 2019. Çfarë duhet të ndryshojë konkretisht?
Unë jo më kot u kam rënë kambanave para 7 javëve, pasi i pari duhet ty’i dëgjoj unë. Po përpiqemi të ndryshojmë diçka, por nuk ia kemi arritur qëllimit. Unë kam thënë të njëjtat fjalë, pasi edhe kur kemi fituar, nuk kemi bërë paraqitje të kënaqshme. Kambanat duhet t’i dëgjojmë të gjithë, përfshi edhe mua dhe lojtarët, që duhet të kuptojnë se nuk vazhdohet duke ecur në fushë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency