Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Pres edhe një dhuratë”, Interi gati t’i plotësojë dëshirën e fundit Inzaghit

Pres edhe një mbrojtës për të zëvendësuar Andrea Ranocchian”, deklaroi Simone Inzaghi përpara sfidës së fituar në Lecce, që i siguroi Interit suksesin e parë në kampionat.

Drejtuesit e klubit janë gati t’i plotësojnë dëshirën trajnerit dhe janë fokusuar te Manuel Akanji. 27-vjeçari zviceran ka edhe një vit kontratë me Borussia Dortmund.

Gjermanët kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit, i cili dëshiron të provojë një aventurë të re pas 3.5 viteve në “Signal Iduna Park”.

Zikaltrit nuk mund të paguajnë shumën për momentin dhe po tentojnë huazimin e tij. Nëse verdhezinjtë gjermanë pranojnë huazimin e tij, Akanji është gati të rinovojë deri në vitin 2024.

Lojtari numëron 41 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës, trajneri Inzaghi e vlerëson shumë dhe ditët e ardhshme pritet të sjellin akordin e transferimit të tij në Serie A.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...