Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidentët e 4 Federatave vizitojnë shtëpitë e rindërtuara nga komuniteti i futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon punën për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, falë edhe donacioneve që kanë dhënë federatat partnere, stafi dhe lojtarët e ekipit Kombëtar, administrata e Federatës, etj.

Këtë të enjte, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i shoqëruar edhe nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, inauguruan njërën prej shtëpive të përfunduar tashmë.

Shtëpia e parë që ka përfunduar është ajo e Artan Mirditës, në Gjuricaj të Ishmit, ndërkohë që FSHF po rindërton edhe tre shtëpi të tjera me fonde të mbledhura nga donacionet. Tre presidentët e federatave mike, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm financiar, duke u solidarizuar menjëherë pas fatkeqësisë natyrore, së bashku me Presidentin Duka prenë simbolikisht shiritin e inaugurimit të shtëpisë së familjes Mirdita.

Presidenti Duka, duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni inaugurimi, falënderoi presidentët e federatave që kanë kontribuar financiarisht për rindërtimin e këtyre shtëpive dhe vlerësoi solidaritetin e miqve të cilët na u gjendën pranë këtë moment të vështirë.

“Ta gëzoni shtëpinë e re! Unë uroj që mos të shihni më keq me sy kurrë, jo vetëm ju por të gjithë ne dhe në momente të tilla të jemi gjithmonë bashkë, të jemi solidarë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin! Ju falënderoj edhe në emër të familjes të gjithëve ju! Ky ka qenë një gjest simbolik i futbollit në përgjithësi shqiptar dhe europian për të ndihmuar dhe për të qenë pranë të dëmtuarve nga tërmeti. Kjo ka qenë për të treguar solidaritetin tonë dhe uroj mos të keni nevojë kurrë më në ardhmen për gjëra të tilla. Ju uroj që ta gëzoni shtëpinë!”, – tha presidenti Duka.

Presidentët Gravina, Ademi dhe Sejdini panë nga afër njërën prej shtëpive të përfunduara, si edhe një tjetër në Ishëm, që është në proces rindërtimi e që është mundësuar nga donacionet e mbledhura nga FSHF. Të tre miqtë u shprehën të kënaqur, që edhe ata kishin dhënë kontributin e tyre në rindërtimin e këtyre shtëpive.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...