Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Presidenti Cairo e konfirmon, por për Mazarrin “vendos” Juvja

Kalendari e lë pa gjumë, Mazzarri debuton me 5 ndeshje 'ferri'
Kalendari e lë pa gjumë, Mazzarri debuton me 5 ndeshje 'ferri'

Torino nuk po kalon aspak një periudhë të mirë në kampionat dhe humbja e radhës me Lazion e çoi në pesë numrin e takimeve pa fitore, duke regjistruar gjithashtu humbjen e pestë në 10 javë të luajtura. Sigurisht që një formë e tillë e skuadrës, në radhë të parë i faturohet trajnerit Walter Mazzarri, i cili gjithnjë e më tepër rrezikon vendin e punës. Megjithatë, pas humbjes 4-0 ndaj Lazios, presidenti Urbano Cairo nxitoi të theksonte se trajneri është i fundit që rrezikon, por diçka e tillë nuk pritet të zgjasë shumë.

Sipas mediave italiane, pavarësisht deklaratës së kreut më të lartë të klubit, Mazzarri gjithnjë e më tepër fillon të ndiejë hijen e pasardhësit të tij. Emri që qarkullon më tepër në ambientin “Granata” është ai i ish-trajnerit të Milanit, Gennaro Gattuso, ndërkohë që më pak shanse ka Davide Nicola apo Cesare Prandelli. Derbi ndaj Juventusit ndoshta do të jetë vendimtar për të ardhmen e Walter Mazzarrit.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...