Futboll

Presidenti Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës kroate, Zlatko Kranjčar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Federatës Kroate të Futbollit, Davor Suker për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të njohur kroat, Zlatko Kranjčar.

Në mesazhin e tij kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka vlerësuar kontributin e madh që Kranjčar, një personalitet i madh i futbollit dhe i trajningut kroat, ka dhënë për futbollin dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krancjar dhe komunitetit kroat të futbollit.

“I dashur Davor!

U trishtuam shumë kur morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të Zlatko Kranjčar, një trajner mjaft i talentuar futbolli, që ka dhënë një kontribut të madh për këtë sport.
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kranjčar, Federatës Kroate të Futbollit dhe komunitetit kroat të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në telegramin e ngushëllimit dërguar Davor Sukerit.

Zlatko Kranjčar u nda nga jeta këtë të hënë në Zagreb, pasi nuk mundi të fitojë dot betejën me një sëmundje të rëndë. Ai e kishte nisur karrierën si futbollist i Dinamo Zagrebit në fillim të viteve ‘70 dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me shumë klube. Gjithashtu, Kranjčar ka luajtur edhe me përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë e më pas me Kroacinë pas shpalljes së pavarësisë. Në karrierën e tij të pasur ai ka drejtuar kombëtaren e Kroacisë në finalet e Botërorit 2006 e më pas shumë klube në të gjithë botën.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency