Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti Duka në inaugurimin e zyrës së re të SHRF Korçë: I bindur që do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të futbollit!

Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë ka inauguruar zyrat e reja moderne, që tani e tutje do të shërbejnë edhe si “shtëpia” e komunitetit të futbollit në këtë rajon. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, Presidenti i kubit Skënderbeu, Ardjan Takaj, kryetari i SHRFK, Ilirjan Përmeti, personalitete të futbollit korçar dhe atij shqiptar si edhe përfaqësues ekipesh të këtij rajoni.

Për Presidentin e FSHF-së, Duka, krijimi i infrastrukturës së duhur po e ndihmon futbollin që të zhvillohet në të gjitha rajonet e vendit, teksa shprehu bindjen se kjo zyrë do të mirëpresë të gjithë anëtarët e komunitetit të futbollit duke u shërbyer secilit për çdo lloj suporti apo zgjidhjen e problemeve.

“Në strategjinë apo mënyrën e organizimit të Federatës Shqiptare të Futbollit nëpërmjet Shoqatave Rajonale në të gjithë Shqipërinë, që anë filluar të formalizohen le të themi edhe me infrastrukturën e domosdoshme për t’i shërbyer futbollit dhe për të qenë sa më afër futbollistëve dhe futbollisteve në çdo zonë rajonale.

Një nga këto është edhe Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë, që inauguron këtë zyrë sot. Dikush tha me humor që zyra e SHRFK është më e bukur se sa zyrat e FSHF -së dikur shumë vite më parë. Jam shumë i bindur që do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të futbollit, jo vetëm në Korçë por në të gjithë qarkun që mbulon kjo shoqatë rajonale”, tha Presidenti Duka, duke shtuar se qëllimi final është që shoqatat të fuqizohen financiarisht përmes bashkëpunimit me pushtetin vendor apo donatorë të tjerë në mënyrë që të mund të mbështesin zhvillimin e futbollit në çdo zonë.

“Nga kjo zyrë do të aplikohet për të gjitha projektet e FSHF-së, qoftë regjistrimet e futbollistëve, regjistrimet e skuadrave, organizimi i futbollit në rajon, i aktiviteteve, do të ketë edhe një lloj pavarësie financiare. Padyshim që si fillimi i këtij organizimi kudo nëpër të gjitha shoqatat rajonale, i vetmi donator është FSHF që po përballon buxhetet, por hap pas hapi vetë shoqatat do të forcohen, do të kthehen në një lloj federate rajonale në vete, në bashkëpunim me pushtet vendore dhe me bizneset duke krijuar raporte sponsorizimi, raporte komerciale për të shtuar më shumë buxhete dhe për t’ia rikthyer këtë fëmijëve të rajonit. Tashmë të gjithë njerëzit e futbollit të këtij rajoni nuk kanë nevojë të vijë deri në FSHF, por mund të kryejnë procedurat në zyrën e SHRFK. I uroj suksese stafit që do të punojë në këtë zyrë, sa më shumë suksese të gjithë futbollit në rajonit e Korçës, pasi është një nga rajonet më të zgjeruara, por që ka një infrastrukturë të mirë që përfshin Pogradecin, Maliqin, Devollin apo Ersekën, pra ka shumë skuadra të nivelit profesionist dhe amator. U uroj të gjithëve suksese dhe sa më shumë rezultate pozitive në futboll”, – u shpreh Presidenti Duka në një prononcim për Fshf.org.

Ndërsa, Kryetar i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, shprehu kënaqësinë që u takua me komunitetin e futbollit dhe vlerësoi mundësinë për të shkëmbyer mendime dhe ide me të gjithë për mbarëvajtjen e futbollit në rajonin e Korçës. Kryebashkiaku u uroi gjithashtu suksese të gjitha ekipeve të Korçës që marrin pjesë në të gjithë kategoritë.

“Është një mundësi shumë e mirë që të kemi një prezencë të kësaj shoqate këtu në Korçë, qoftë edhe si një pikë kontakti dhe pikë lidhjeje ndërmjet të gjithë aktorëve që operojnë në fushën e futbollit në të gjithë rajonin e Korçës. Në këtë takim të inaugurimit të kësaj zyre patëm mundësi të shkëmbenim mendime dhe ide me Presidentin e FSHF-së, me disa nga drejtues e ekipeve të futbollit të rajonit të Korçës, mendime dhe diskutime për mbarëvajtjen e futbollit në të gjithë rajonin tonë, se çfarë mund të bëjmë për ta shtyrë përpara futbollin në të gjitha nivelet, që nga ekipet e moshave për të vazhduar me ekipet profesioniste pse jo dhe me sportin amator. Dëshiroj t’u uroj sa më shumë suksese të gjitha ekipeve të futbollit të rajonit Korçë në të gjitha kategoritë që ata përfaqësohen, të kenë rezultate dhe futbolli në këtë rajon të ketë mundësi të ecë përpara dhe të arrijë rezultate sa më pozitive”, – tha Sotiraq Filo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...