Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti Federatës Spanjolle, Rubiales letër Dukës: Rizgjedhja juaj shenjë e qartë e suksesit gjatë viteve

Rizgjedhja e Presidentit Armand Duka në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të 15 marsit ka sjellë edhe urimin e shumë prej drejtuesve të Federatave të Futbollit në Europë, të cilët kanë shprehur vlerësimin për rizgjedhjen e Presidentin Duka për mandatin e ri, që nga Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino e UEFA-s, Alexander Ceferin, te krerët e Federatave Anëtare të UEFA-s, Italiane, Belge, Kosovare, Rumune, Moldave, Kroate, Malteze, e Kazakistanit. Së fundmi, edhe Presidenti i Federatës Spanjolle, Ruse, Gjeorgjeze e Letoneze kanë sjellë telegrame urimi në emër të Presidentit Duka, ku e urojnë për mandatin e ri.

Në letrën e tij të urimit, Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis M. Rubiales Béjar i uron rizgjedhjen në krye të FSHF-së Presidentit Duka teksa e konsideron si këtë rizgjedhje si shenjë të qartë të suksesit të tij përgjatë viteve të fundit, duke përfshirë këtu edhe organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Conference League në 25 maj. “Kjo rizgjedhje është shenjë e qartë e suksesit tuaj si President i Federatës suaj gjatë viteve të fundit, duke përfshirë këtu edhe organizimin e finales së parë të UEFA Conference League në maj të këtij viti”- shkruan Presidenti spanjoll në letrën e tij.

Gjithashtu, kreu i futbollit spanjoll i shpreh angazhimin dhe mbështetjen e plotë të Federatës Spanjolle, për të çuar përpara jo vetëm futbollin europian, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. “Dëshiroj t’ju shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për të punuar së bashku, për ta dërguar përpara madhështinë e futbollit europian, si dhe ju shpreh mbështetjen tonë të plotë juve dhe organizatës suaj. Ju uroj gjithë të mirat përgjatë këtij mandati të ri si President i FSHF-së dhe mezi pres t’ju takoj në Barcelonë” – shkruan Presidenti i Federatës Spanjolle Luis M. Rubiales Béjar në letrën e tij të urimit, dërguar Presidentit Duka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...