Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak, deklaroi së fundmi se do të kishte marrë një sulmues të klasit botëror, nëse Balotelli do të ishte larguar më herët.
Duke folur për mediet turke, Sancak theksoi se italiani ka qenë një pengesë për ta.
“Ne kishim kontakte me Hulk, Cavani, Suarez ose Pato. Nëse Balotelli do të ishte larguar më herët, do të kishim marrë një nga ata. Kur ai u largua ishte vonë.”-tha kreu i Adana Demirspor.
Balotelli u largua pak javë më parë nga klubi turk në drejtim të Sion-it në Zvicër, pas një përplasjeje me trajnerin Vincenzo Montella.
