Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Presidenti i Atalantës “blindon” Gasperinin dhe lojtarët: Do përforcohemi edhe më shumë

Gian Piero Gasperini po mbyll sezonin e tretë në stolin e Atalantës, ku ka bërë mjaft mirë dhe ka ndihmuar skuadrën që të marrë pjesë në kupat europiane dhe të përmirësojë ndjeshëm bilancet, duke shitur një pjesë të mirë të talenteve të prodhuara.

Thuajse pas çdo sezoni, Atalanta ka shitur me shifra të konsiderueshme 5-6 lojtarë të formacionit, por Gasperini ka ditur të përzgjedhë të rinjtë e duhur, për të mbajtur skuadrën në nivele të larta, ndërsa këtë sezon zikaltrit luftojnë për një vend në zonën Champions.

Pikërisht për këtë arsye, shumë skuadra po ndjekin me vëmendje situatën e Gasperinit dhe janë gati t’ia rrëmbejnë Atalantës, por presidenti i këtyre të fundit, Antonio Percassi thekson se nuk do të lejojë largimin e teknikut.

“Jemi me fat që Gasperini është me ne dhe mund t’ju them se jemi të predispozuar që ta mbajmë përjetë. Mirëkuptohemi thuajse në çdo detaj dhe të gjithë së bashku, po bëjmë një punë mjaft të mirë, ndaj nuk do të largohet në fund të sezonit”, tha Percassi.

Numri 1 i skuadrës bergamaske foli edhe për garën për një vend në Champions, ndërsa shtoi se ndryshe nga vitet paraardhëse, ekipi do të ndryshojë strategji në merkaton e kësaj vere, ku do të synojë përforcimin.

“Kemi pasur shumë oferta për talentet e skuadrës, por ashtu siç i refuzuam në janar, do të bëjmë edhe në verë. Nuk duam të largojmë asnjë, por përkundrazi, të përforcohemi edhe më shumë. Duhet të bëjmë një sprint final për të mbajtur vendin në zonën Champions dhe më pas do mendojmë si të përforcohemi”, tha Percassi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...