Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Presidenti i Atleticos: Morata është akoma i yni, Juve duhet të paguajë kartonin e tij

6 gola në 8 ndeshje, kjo është nisja që Morata i ka bërë aventurës së dytë si bardhezi. Megjithatë, ai nuk është një lojtar i Juventusit dhe kampionët e Italisë duhet të paguajnë te Atletico Madrid nëse duan ta ketë sulmuesin edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu është shprehur Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, i cili theksoi se spanjolli është ende pjesë e skuadrës së tij.

“Ai është një lojtar i Atletico Madrid, në huazim te Juventusi, i cili ka një mundësi për të blerë. Nëse e duan atë, ata duhet të paguajnë”, ka thënë Cerezo për El Larguero.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016, Morata luajti në 61 ndeshje me Juventusin, duke realizuar edhe 22 gola, ndërsa ishte i huazuar nga Reali i Madridit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse dy klubet do të bien dakord që lojtari ta vazhdojë karrierën në Serie A edhe përtej këtij sezoni

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...