Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Presidenti i Bayern-it: Në bisedime të avancuara me Rangnick, kemi dëgjuar fjalë shumë pozitive për të!

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka pranuar pas ndeshjes kundër Real Madrid-it se janë në bisedime me Ralf Rangnick për t’i besuar drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Duke folur për mediet pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid-it, që u mbyll me barazimin 2-2, kreu i klubit bavarez theksoi se bisedimet janë të avancuara.

Lexo edhe: 

“Jemi në diskutime të avancuara me Ralf Rangnick. Duhet të presim edhe disa ditë. Ai ka njohuri të shkëlqyera të skenës së futbollit. Ai ka një aftësi të mëdha për të zhvilluar lojtarët dhe ekipet që merr në drejtim. Gjithçka që dëgjoj nga kombëtarja austriake është shumë, shumë pozitive dhe ndër të tjera kemi lojtarë që punojnë dhe kanë punuar me të”-deklaroi Hainer.

Tuchel do të largohet në fund të sezonit dhe pavarësisht peticionit të tifozëve, bavarezët janë në kërkim të një trajneri të ri dhe momentalisht austriak është në “pole position”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...