Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Presidenti i Bayern Munich tregon gabimin e Nagelsmann: Nuk shkohet për pushime pas një humbje

Julian Nagelsmann u shkarkua para disa ditëve nga drejtuesit e Bayern Munich. Tekniku gjerman nuk kishte një marrëdhënie optimale me një pjesë të senatorëve, edhe pse në klubin bavarez i mëshuan idesë se shkarkimi erdhi si pasojë e rezultateve në Bundesliga. Së fundmi, rreth vendimit për të ndarë rrugët me Nagelsman është shprehur edhe presidenti i nderit tek Bayern Munich, Uli Hoeness.

Ky i fundit shprehet se Nagelsmann nuk do të duhej të shkonte për ski pas humbjes së skuadrës ndaj Bayer Leverkusen.

Lexo edhe:

“Nagelsmann nuk duhej të largohej pas disfatës me Bayer Leverkusen. Si mund të ikësh për ski pas një disfate. Ndoshta po të qëndronte në Munich, palët do të kishin pasur mundësi për t’u sqaruar dhe nuk e dimë si do të kishin rrjedhur situatat.

Pse nuk e ndaloi askush nga drejtuesit Nagelsmann? Po sepse askush nuk e dinte, një trajner nuk ka nevojë të marrë leje në klub për të ikur me pushime”, u shpreh 71-vjeçari.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...