Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Presidenti i Bayernit “i vërsulet” Neuerit: Zhgënjyese ajo që bëri

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, u është bashkuar kritikave ndaj Manuel Neuerit pas intervistës kontroverse në të cilën portieri dhe kapiteni i bavarezëve sulmoi klubin për shkarkimin e trajnerit të portierëve, Toni Tapalovic.

“Për klubin është e pakuptueshme dhe zhgënjyese që Manuel Neuer nuk kërkoi komunikim të drejtpërdrejtë me ne, por iu drejtua shtypit”, – tha Hainer. – “Jam më shumë i zhgënjyer se sa i zemëruar, sepse mendova se Manuel, i cili është një lojtar i madh dhe që ka qenë këtu për një kohë të gjatë, do ta diskutonte këtë çështje me ne fillimisht”, shtoi ai.

Kritikat e Hainer u shtohen atyre tashmë të bëra nga presidenti i Bordit të Drejtorëve, Oliver Kahn, dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

Hainer, megjithatë, e hodhi poshtë mundësinë që rasti “Tapalovic” mund të çojë në ndërprerjen e kontratës së Neuer, siç është sugjeruar në disa media.

“Jo, ne jemi Bayerni dhe këtu këto konflikte trajtohen nga brenda dhe në fund ato e forcojnë klubin”, tha ai.

Pyetjes nëse Neuer, aktualisht i dëmtuar dhe jashtë deri në fund të sezonit, mund të humbasë shiritin e kapitenit, Hainer iu përgjigj në mënyrë evazive. “Ne do të takohemi me të dhe do të analizojmë gjithçka profesionalisht. Manuel Neuer është një portier i klasit botëror, që ka qenë me ne për më shumë se dhjetë vjet, tani e rëndësishme është që ai të rikuperohet nga lëndimi i tij. Pastaj do të shohim.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...