Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Presidenti i Empolit anulon shitjen e Traore te Fiorentina

Presidenti i Empolit ka njoftuar sot se mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Hamed Traore është në pronësi të toskanëve dhe jo të Fiorentinës, ashtu siç ishte njoftuar në Janar.

Gjatë merkatos së dimrit palët pranuan marrëveshjen për kalimin e 19-vjeçarit te Fiorentina në fund të sezonit, por “vjollcët” nuk depozituan kontratën brenda datës 31 janar në Ligën Italiane të Futbollit.

Sipas presidentit të Empolit, Corsi, Fiorentina kishte kërkuar dokumente shtesë për gjendjen fizike të Traore, ndaj nuk kishte depozituar marrëveshjen, ndërsa tashmë toskanët kanë vendosur të anulojnë gjithçka dhe të mbajnë pronësinë e mesfushorit.

“Dokumentat e janarit nuk vlejnë më, sepse nuk u depozituan brenda datës 31. Tani Traore është i Empolit dhe mund të them se për të interesohen 3 skuadra të mëdha në Itali dhe një në Gjermani, që luan edhe në Champions. U krijua një situatë e pakëndshme dhe më duhet të mbroj futbollistin”, tha Corsi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...