Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Presidenti i Federatës Italiane zbulon skenarët e rifillimit të kampionatit

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Mario Gravina është rikthyer të flasë për kampionatin Italian dhe mundësitë e rifillimit, duke treguar edhe datat që janë planifikuar sipas disa skenarëve.

Vetëm një ditë pas video-konferencës së UEFA-s, ku u vendos shtyrja e Kampionatit Europian, për t’i hapur udhë përfundimit me sukses të kampionateve kombëtare, Gravina ka dyshimet e tij nëse do të shkojë gjithçka sipas planit.

“Në skenarin normal kemi planifikuar rifillimin e kampionatit më 3 maj, në skenarin më optimist më 13 prill dhe në atë më pesimist, më 13 qershor, që do të ishte vërtetë shumë vonë. Ne duam të çojmë deri në fund kampionatet kombëtare dhe do ta bëjmë këtë edhe nëse do të jetë nevoja për të ndryshuar formatin dhe për të aplikuar Play Off-in”, deklaroi Gravina.

Një temë që ka filluar gjerësisht të diskutohet ditët e fundit, është ajo e ndërprerjes së pagave të futbollistëve, për periudhën gjatë të cilës nuk po luajnë, si një mënyrë që klubet të ulin sadopak humbjet nga ndërprerja e kampionateve.

“Nuk është tabu të mendosh për ndërprerjen e pagave të futbollistëve, por këtu u referohem vetëm niveleve të larta të këtij sporti. Jemi thirrur të gjithë të bëjmë një gjest të përgjegjshëm, për të përballuar sa më mirë situatën e krijuar”, tha presidenti I Federatës Italiane të Futbollit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...