Sportistët në të gjithë botën janë angazhuar gjithnjë e më shumë në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Futbollistët vendosin shiritat në ngjyrat e ylberit, ndërsa edhe në Formula 1, Lewis Hamilton por edhe Sebastian Vettel kanë ndërmarrë veprimet e tyre sensibilizuese.
Megjithatë, rregullat duket se do të ashpërsohen sa i takon sezonit të ardhshëm të Formula 1 me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) Mohammed Ben Sulayem që thekson se pilotët do të përballen me sanksione nëse ndërmarrin akte në mbështetje të komunitetit LGBTQ+.
“Ne kërkojmë të ndërtojmë ura dhe sportin e aplikojmë për arsye paqësore. Por, ne nuk do të lejojmë që FIA të përdoret si një platformë për axhendat personale. Ajo që pilotët bëjnë më mirë është të garojnë dhe kaq. Janë shumë të mirë në profesionin e tyre, dhurojnë spektakël dhe janë yje. Askush nuk i ndalon ata në talentin e tyre dhe për atë që kërkojnë të shprehin, ka platforma të tjera”, u shpreh Mohammed Ben Sulayem.
