Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Presidenti i Getafes zbulon “fiksimin” e De Laurentiis: Më telefonon çdo tre ditë

Presidenti i skuadrës spanjolle të Getafes, Angel Torres ka zbuluar se talenti Marc Cucurella është shndërruar në një fiksim për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili e ka kërkuar edhe zyrtarisht 22-vjeçarin.

“Kemi disa lojtarë të talentuar në skuadër dhe shumë klube kanë shprehur interes për emra të ndryshëm. Presidenti i Napolit, De Laurentiis më telefonon çdo tre ditë për të blerë Cucurellën, por për momentin unë nuk po mendoj për merkaton. Kur të jetë koha e duhur, do të bëjmë zgjidhjet tona bashkë me futbollistët”, tha drejtuesi i klubit madrilen.

Angel Torres u bë i njohur në muajin mars kur refuzoi kategorikisht dërgimin e skuadrës së tij në Milano për t’u përballur me Interin, hap ky që u pasua më vonë me vendimin për ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve të ligave europiane.

“Tani mendoj se me Interin do të luajmë më datën 2 ose 3 gusht në Milano dhe më pas më datën 6 ose 7 në Madrid. UEFA po punon për të zyrtarizuar kalendarin, por gjithçka do të vijë pasi të kenë nisur kampionatet e shteteve”, u shpreh Torres.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...