Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Presidenti i La Liga “thumbon” Perez: Nuk preferon të humbasë as në lojërat e tavolinës!

Pavarësisht kundërshtimit të rreptë nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s, projekti i Superligës vijon të mbetet një mision për Real Madrid, Juventus dhe Barcelona. Tre klubet e vetme që kërkojnë krijimin e kompeticionit të ri, me arsyen se vetëm në këtë mënyrë futbolli mund të rrisë të ardhurat financiare dhe të përmirësohet duke u bërë edhe më i ndjekur nga tifozët.

Së fundmi, është presidenti i La Liga-s ai që thekson se projekti i Superligës në fakt është një ide e Florentino Perez të Real Madrid dhe se Andrea Agnelli i Juventus dhe Joan Laporta i Barcelonës, thjesht po ndjekin numrin një të madrilenëve.

“Pse insistojnë Juventus, Barcelona dhe Real Madrid tek Superliga? Sepse Florentino Perez ushtron presion konstant mbi Agnellin dhe Laportën. Është presidenti i Real Madrid që i udhëheq ata, Perez e urren humbjen, madje ai nuk e pranon atë edhe kur vjen puna tek lojërat e tavolinës të cilat janë sa për të shtyrë kohën dhe për të kaluar mirë”, u shpreh Tebas.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...