Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Presidenti i La Ligas zhvlerëson Ligue 1 dhe PSG-në: Messi po i mungon futbollit…

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, mori pjesë në “Olé Sports Summits” të organizuar nga gazeta argjentinase, ku foli për shumë çështje të futbollit.

Largimi i Messit nga La Liga: “Mendoj se Messi nuk i mungon vetëm në La Ligas, por i mungon edhe futbollit, sepse liga franceze është ajo që është, apo jo? Futbolli i tij ndihet më pak te PSG sesa te Barcelona. Le të shpresojmë që ai të zhvillojë një Botëror të mrekullueshëm, sepse atje të gjithë do të mund ta shohim përsëri”.

Rikthimi i mundshëm te Barça: “Nuk i shoh të gjithë tifozët duke parë PSG kundër Nantes, nuk e shoh. Me Barçën është e kundërta. Nuk e di nëse Messi do të ketë një përvojë të fundit te Barça, sepse do të varet nga ai. Shpresoj që të rikthehet, mbi të gjitha do të ishte mirë që ai të rikthehej në futbollin spanjoll. Mendoj se ishte një gabim largimi i tij. Sipas mendimit tim, Barça-Messi ishte një aleancë afatgjatë shumë e dobishme për Messin dhe për vetë Barçën”.

A i mungon La Ligas CR7? “Epo, mendoj se Messi duhet të kthehet para Cristianos… Ata u larguan, megjithatë ne jemi ende në nivelin më të lartë, apo jo?”

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...