Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Presidenti i LaLigas kundër Real Madrid: Fiton sa klubet e Premier League, “qan” kot

Real Madrid është një nga klubet më të pasura në botën e futbollit, megjithatë sërish te “Los Blancos” ka vend për ankesa duke qenë se pretendojnë më shumë fitime nga të drejtat televizive. “Galaktikët”, së fundmi kanë pasur pakënaqësi lidhur me faktin se klubet e Premier League përfitojnë më shumë të ardhura financiare.

Megjithatë, kundër Realit del presidenti i LaLigas, Javier Tebas. Ky i fundit hedh poshtë pretendimet e madrilenëve teksa shprehet se edhe në Spanjë fitohet po aq sa në Premier League.

Lexo edhe:

“Klubet tona, falë televizioneve kombëtare fitojnë po aq sa edhe klubet e Premier League. Real Madrid ka nisur të “qajë” shumë në lidhje me këtë temë, por nuk duhet ta bëjë sepse përfiton po qa sa në Angli. Kjo është edhe një prej arsyeve se pse në momentin kur del renditja e klubeve me më shumë të ardhura, Real Madrid dhe Barcelona janë gjithnjë në krye. Nuk e kuptoj se çfarë mund të kërkojnë më tepër”, u shpreh Tebas.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...