Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti i Leedsit: Raphinha te Barça? U turpërova, ishte mungesë respekti

Raphinha, në fillim të merkatos, dukej i destinuar të përfundonte te Chelsea. “Blutë” e Londrës e kishin mbyllur praktikisht blerjen e brazilianit, por Barcelona ndërhyri në minutën e fundit duke ia prishur mendjen sulmuesit. Vullneti i futbollistit brazilian për t’u transferuar në “Camp Nou” dhe marrëdhënia e mirë e Decos, menaxherit të tij, me klubin “blaugrana”, rezultuan thelbësore për nënshkrimin e tij me Barçën.

Një lëvizje kjo që e ka vënë në pozitë shumë të vështirë presidentin e Leedsit, italianin Andrea Radrizzani. Biznesmeni italian doli para medieve britanike dhe pranoi se “u turpërua” kur u takua me Todd Boehly-n, pronarin e ri të Chelsea-t, për ta informuar se Raphinha do të nënshkruante për Barçën.

“Raphinha, te Chelsea, ishte e kryer. U turpërova kur u ballafaqova sërish me Boehly-n për të ndryshuar qëndrimin tim. Ishte një mungesë respekti për mua, nuk ishte gjëja e duhur për të bërë, por nuk kisha zgjidhje tjetër…”, – pohoi ai.

Ai theksoi më tej që nuk kishte plan për ta shitur sulmuesin, por e detyruan rrethanat:

“Do të preferoja të mos e shisja, por duhej të blinim gjashtë lojtarë”. Një lëvizje që bëri të mundur sigurimin e Jesse Marsch dhe më shumë se blerje interesante, siç është kolumbiani Luis Sinisterra nga Feyenoordi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...