Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Presidenti i Milan “i bën presion Leaos”, Scaroni: Nuk më intereson treshja e Inter, Ibra thelbësor!

Milan ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm teksa përveç merkatos në hyrje, i duhet të bëjë kujdes nga ajo në dalje për të mos humbur element që në sezonin e kaluar ishin vendimtarë në triumfin e Serisë A. Një prej tyre është Rafael Leao i cili ka shumë kërkesa dhe ende nuk e ka “ndarë mendjen” nëse do të qëndroj pjesë e kuqezinjve apo do të largohet. Megjithatë, në një intervistë të fundit, presidenti i Milan, Paolo Scaroni gjen kohën për t’i bërë presion sulmuesit teksa shprehet se Milan di si të zëvendësojë lojtarët që largohen ndërsa nga ana tjetër shton se nuk është i shqetësuar nëse në sezonin e ri, Inter do të ketë në organikë treshen Lautaro, Lukaku e Dybala.

Leao- “Nuk jam unë personi që merrem me merkaton, nuk dua të ndërhyj në fushën e personave të tjerë. Duke parë sezonin e fundit, sigurisht që Leao ka një peshë të veçantë në skuadrën e Milanit, por shoqëria jonë ka treguar se di të zëvendësojë shumë mirë lojtarët që largohen. Më kujtohet kur u dëmtua Kjaer, zbuluam Kalulun dhe jemi të lumtur që kemi zbuluar një lojtar me aq shumë vlera”.

Dybala, Lukaku dhe Lautaro te Inter- “Unë nuk shqetësohem nga ngjarje të cilat ende nuk kanë ndodhur. Deri më tani diçka e tillë është thjesht një hipotezë, unë e kam më shumë mendjen te ajo se çfarë po bëjmë ne. Jemi mësuar të përballemi me kundërshtarë më të fortë dhe e pres që Inter të jetë sërish më i fortë, por por shpirti i skuadrës së Piolit në fund bën diferencën”.

Ibra- “Unë shpresoj që ta shoh ende në fushë dhe besoj se kjo është çfarë edhe ai vetë dëshiron. Di që rikuperimi i tij po ecën me ritme të shpejta, duke e njohur besoj se do të rikthehet sërish i fortë dhe në formë. Mendoj se pasi të arrij në këtë pikë do të ketë sërish dëshirën për të luajtur, për ne është thelbësor”, u shpreh Scaroni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...