Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Presidenti i Milanit: Më mirë tri herë në Champions sesa një titull

Pavarësisht se Milani po kalon një moment të vështirë, duke marrë parasysh se shumë lojtarë gjenden në infermieri, presidenti Paolo Scaroni foli në një intervistë për situatën tek skuadra kuqezi, duke përfshirë këtu merkaton dhe “Fair Play-n financiar”.

“Në futboll janë dy male që duhet të ngjiten njëkohësisht, ajo sportive dhe ekonomike. Të dyja janë të lidhura me “Fair Play-n financiar”. Në mënyrë që të risjellim përsëri këtu kampionë të mëdhenj, duhet të shohim nga lindja ose Amerika, sepse çdo gjë ka të bëjë me vëmendjen që marrim nga bota. Sa i përket merkatos, e adhuroj Ibrahimovicin, por nuk vendos unë për transferimet”.

Presidenti i Milanit foli gjithashtu për Juventusin, që tashmë dominon prej vitesh në Itali, por edhe për takimin me UEFA-n të martën, ku me shumë mundësi pritet të jepet një dënim për kuqezinjtë.

“Juventus është i vetmi ekip i cili ka ndjekur rrugën e klubeve angleze. Sigurisht janë për t’u marrë shembull. Por, gjithsesi, sot kanë vlerë edhe kompeticionet evropiane. Për mendimin tim, më mirë do të ishte të kualifikoheshe 3 herë në Champions sesa të fitosh një kampionat. Të martën do të takohemi me UEFA-n, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme”.

Aktualisht, Milani renditet i 5-ti në Serinë A, me 21 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje. Takimi i fundjavës së ardhshme do të jetë mjaft i rëndësishëm për ekipin e Gattusos, që do të ndeshet me Lazion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...