Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Presidenti i PSG-së apel lojtarëve për të pranuar reduktimin e pagave

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi u ka kërkuar lojtarëve të reduktojnë pagat e tyre për shkak të pandemisë së coronavirusit. Në një intervistë të dhënë për radion RMC numri 1 i klubit parizien dhe gjithashtu anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, u shpreh se pret që lojtarët e skuadrës të bëjnë përpjekjen e tyre për të ndihmuar klubin francez duke marrë njëkohësisht dhe përgjegjësitë që u takojnë për këtë rast.

Në Francë pothuajse të gjitha klubet deri në këto momente kanë arritur marrëveshje me futbollistët për reduktimin e pagave dhe PSG do të marrë të njëjtën masë shkurtimi të pagesës në masën 16 përqind. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar dhe shumë lojtarë të tjerë në vende të ndryshme europiane.

Sipas Al Khelaifit, lista e pagave në klubin parizien është goxha e fryrë dhe nëse lojtarët nuk marrin përsipër të reduktojnë pagat e tyre, rrezikohet që të shkaktohen humbje të mëdha financiare për këtë vit, që do të sillnin pasoja te të gjithë. Aktualisht PSG-ja ka shumë lojtarë më paga stratosferike duke nisur nga Neymar, Mbappe, Di Maria, Verratti apo Edinson Cavani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...