Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Presidenti i PSG “thumbon” Real Madridin: Paratë nuk janë të rëndësishme për Mbappe!

E ardhmja e Kylian Mbappe tashmë është e vendosur me sulmuesin e talentuar që ka vendosur të qëndrojë në Francë dhe të rinovojë deri në vitin 2025 kontratën me klubin e PSG. Presidenti i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi arriti të fitonte luftën me Real Madrid për 23-vjeçarin, kampion të Botës me Francën në vitin 2018, teksa i ofroi disa privilegje në klub, por edhe një sasi të madhe parash.

Sipas shtypit europian, Mbappe do të përfitojë 110 milionë paund vetëm bonus për rinovimin e kontratës ndërsa në një sezon të vetëm do të “fusë” në xhep 20 milionë paund. Megjithatë, pavarësisht shifrave ekstreme, sheiku, president i PSG, Nasser AL-Khelaifi në një konferencë për mediat së fundmi theksoi se Mbappe nuk qëndroi në Francë për paratë, por për projektin sportive.

Madje, nuk ngurroi të thumbonte Real Madridin duke u shprehur se në Spanjë, një klub tjetër ishte i gatshëm të paguante edhe më shumë për sulmuesin.

“Paratë nuk janë të rëndësishme për Mbappe, ka një tjetër klub në Spanjë që ishte i gatshëm të paguante më shumë për atë. Projekti sportiv ishte shumë më i rëndësishëm për Mbappe”, u shpreh Al-Khelaifi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...